Ne nje nga komplekset rezidenciale me te reja dhe shume komode, Secret Garden, i pozicionuar ne mes te pyllit e fshatit Lunder, shume prane qendres tregtare TEG dhe Tirana International School (TIS), ofrohet per qera kjo vile fantastike mjaft e re dhe moderne me 3 kate mbi tokë dhe një kat bodrum. Ka siperfaqe totale ndertimi rreth 385 m2 dhe siperfaqe totale toke prej 318 m2. Pra ne katin perdhe ndodhet ambienti shume i madh i ndenjes se bashku me pjesen e ngrenies, holli i hyrjes kryesore, kuzhina e ndare nga ambienti i ndenjes e cila e cila eshte lene me qellim e pa perfunduar per shkakt te interesit qe mund te kete klienti per stilin. Ambjenti i ndenjes ka gjithashtu nje oxhak shume modern dhe te kendshem dhe ka te instaluara njesit e kondicionereve, pjese te nje sistemi kryesor chiller si ne ambjentin e ndenjes ashtu edhe ne kuzhine. Nga kuzhina ka akses në një verandë shumë të madhe, e mbuluar, në pjesën e pasme të oborrit , e cila është një pjesë shumë e këndshme e vilës në qetësi totale. Ne kete katin perdhe ndodhet edhe tualeti i pare, i vogel dhe ka si nje ambjent te vogel para-banjoje per cdo qellim te ndryshem si psh mund te kompletohet me rafte per kepuce etj... Ne katin e pare teknik ka 3 dhoma gjumi dhe nje tualet me kabinen e dushit ne korridor. Një nga dhomat e gjumit në këtë kat ka edhe banjën private brenda saj. Në katin e fundit, kati i 2-të teknik ka një dhomë tjetër të madhe ndenjeje me një pamje fantastike mbi kodra dhe male dhe më pas një dhomë tjetër që mund të konsiderohet dhe përdoret si dhoma matrimoniale e cila ka gjithashtu banjën private brenda saj dhe një dhome-gardërobë. Edhe kjo dhomë gjumi ka një pamje shumë të bukur mbi kodra dhe male. Kati bodrum është projektuar dhe organizuar në një sallë të madhe që mund të përdoret për qëllime të ndryshme si sallë loje, dhe në këtë kat ka një banjo tjetër dhe lavanteri. Ka një oborr para dhe oborr të pasëm dhe i gjithë kopshti ka sistemin automatik të ujitjes së ujit të barit dhe uji furnizohet ose nga linja kryesore e ujit por ka edhe një rezervuar uji personal. Kjo vilë është një shtëpi shumë komode dhe e këndshme për të jetuar, në qetësi totale dhe me një investim kaq fantastik brenda. Bën shumë ndryshim për shkak të rifiniturave elegante dhe hapesirave të bollshme qe ka. E gjithë vila është e orientuar kryesisht nga Jugu dhe pak nga Perëndimi.