Shitet Vile me 3 kate ne nje nga zonat me te favorshme te Tiranes, ne Qytetin Studenti. E pajisur me nje certifikate te rregullt pronesie, kjo prone ka nje siperfaqe trualli prej 208 m² dhe siperfaqe ndertimi prej 297 m² te te 3 kateve. Kjo vile eshte e projektuar si banese me 3 apartamente te ndryshme ne teresi. Por 2 katet e siperm te kesaj vile jane organizuar ne dhoma te vecanta te gjitha dhe qe kane korridoret e perbashketa dhe tualetin ne secilin kat. Arsyeja e ketij organizimi eshte pasi keto dhoma jepen aktualisht me qera sidomos per Studentet. Keshtu ne katin perdhe, eshte nje apartament ku ndodhet korridori, ambjenti i ndenjes dhe gatimit se bashku, 2 dhoma gjumi dhe 1 tualet. Komunikimi ne katet e siperm behet me shkalle qe kane akses si nga jashte ashtu edhe nga korridori i katit perdhe. Ne katin e pare teknik jane organizuar pra 4 dhoma te ndryshme te cilat jane te dhena me qera, nje nga dhomat ka tualet private brenda ndersa ne korridor te ketij kati ndodhet edhe nje tualet tjeter. Ne katin e 2 teknik, kati i fundit, ndodhen 3 dhoma dhe nje tualet ne korridor. Ne kete kat te fundit, eshte dhe nje verande e madhe dhe e bukur. Kjo prone eshte nje mundesi shume e mire investimi, pasi zona e Qytetit Studenti eshte shume e banuar edhe nga Studentet te cilet vazhdimisht kerkojne banesa per qera. Vila ka edhe nje oborr te mjafueshem per te pakten nje makine. Ka komunikim direkt ne rrugen kryesore "Pjeter Budi" dhe eshte pak metra larg qendres se Qytetit Studenti. Shume prane kesaj prone ndodhet edhe nje kompleks banimi shume i njohur, Kompleksi "ANA" si edhe Supermarketet SPAR dhe Big Market.