Ne nje kompleks banimi … [+ More Details]shume te njohur ne Tirane ngjitur me Liqenin Artificial dhe Parkun e Madh te Tiranes, shume mire i administruar dhe me ambjente rekreative si pishine e mbyllur, fitness, supermarket, restorante dhe lulishte ofrohet ky apartament shume i bukur me 3 dhoma gjumi. Apartamenti ndodhet ne katin e 5 te godines me orientim Jug-Perendim duke pasur drite natyrale ne pjesen me te madhe te dites dhe ka nje siperfaqe mjafte te bollshme prej gati 172 m². Perbehet pra nga 3 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka tualetin privat me dush dhe garderobe, salloni i madh ne te cilin ndodhet dhe ambjenti i ngrenies, kuzhina eshte e vecuar dhe e kompletuar me te gjitha pajisjet, nje tualet i dyte ne korridor si dhe nje korridor tjeter ne hyrje ne te cilen eshte krijuar nje depo e vogel dhe zona e kepuceve. Ofrohet per qera i mobiluar. Nuk ka te rezervuar post parkimi por mund te gjendet shume lehte nje vendparkimi ne katet nentoke te kompleksit. Cmimi do te perfshije tatimin e qerase. [- Fewer Details ]