Ofrohet per Qera kjo vile fantastike e ndodhur ne nje nga komplekset me te bukura, "Rolling Hils", prane Qendres Tregtare "Tirana East Gate" (TEG). Vila eshte me 2 kate te rregullta mbi toke dhe nje kat nentoke. Ka ne total 4 dhoma gjumi, ambjentin e madhe te ndenjes bashke me zonen e ngrenies ku ndodhet dhe tavolina me 6 karrike. Ne ambjentin e ndenjes eshte dhe nje oxhak me pelet shume modern dhe mjaft efikas ne ngrohje. Dhoma matrimoniale ne katin e dyte mbi toke ka edhe tualetin private me kabine dushi dhe me vaske. Gjithashtu jane edhe 2 tualete te tjera ne kete vile. Kuzhina e gatimit ne katin perdhe eshte e kompletuar me te gjitha pajisjet e duhura. Ne katin nentoke ndodhet lavanderia e pajisur me lavatricen dhe tharesen e rrobave, si edhe dhoma teknike. Ambjentet e ndjenjes dhe te dhomave te gjumit jane te shtruara me parket te cilesise shume te mire.
Ne te gjitha ambjentet e brendshme te viles jane te instaluara njesit perkatese te sistemit qendrore te kondicionimit qe eshte sistem "Chiller". Gjithashtu eshte i instaluar edhe sistemi i alarmit dhe dedektimit te zjarrit.
Kopshti i viles eshte shume mire i organizuar me bar tapet natyral dhe me peme te ndryshme te cilat krijojne privatesine e duhur ne vile. Gjithashtu kopshti ka te instaluar edhe sistemin automatik te vaditjes. Ne pjesen e perparme te kopshtit te viles jane dhe 2 poste parkimi te hapura.
Vila ofrohet pjeserisht e mobiluar dhe ne cmim do te perfshihet tatimi mbi qerane por jo kosto te tjera.