Ofrohet për qira nje vile shume e bukur dhe teper e vecante dy katëshe + nje kat nëntokë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 640m2, e ndodhur ne fshatin Farke te Tiranes, në afërsi të natyrës dhe ambient të pastër, larg nga zhurma e qytetit. Vila ndodhet vetëm pak kilometra nga autostrada Tiranë-Elbasan, në afërsi të Qendres Tregtare “Tirana East Gate”, TEG, rreth 15 min nga qendra e qytetit të Tiranës dhe 40 minuta nga Aeroporti i Tiranës. Vila është ndërtimi i ri, punimet e brendshme janë shumë cilësore dhe me stil, që përfshijnë: parketin ne te gjithe siperfaqen e viles, sistemin (Chiller) e ngrohjes dhe të ftohjes, dritare me xham të dyfishtë dhe të mëdha që i japin shtëpi dritë natyrale gjatë ditës duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe mikpritëse. Vila ka në përbërjen e saj: Katin e parë qe ofron nje korridor hyres, një dhome te madhe ndenje ku ambienti i ngrenies është i perfshire dhe njekohesisht është e lidhur me kuzhinën, kuzhina me vehte dhe e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, banjo dhe shkallet e brendshem qe te lidhin me katin e parë. Kati i parë eshte i perbere nga dhoma matrimoniale, 2 dhoma të tjera gjumi , 2 banjo, si dhe një verande e madhe ku te ofron një pamje të mrekullueshme te natyres. Kati i nëndheshëm është i ndërtuar me hapësirë të mjaftueshme që mund të shërbejë jo vetëm si depo......+ nje banjo. Vila është totalisht e mobiluar, ku shumicen e mobiljeve e zënë antiquaret duke i dhene shtepise tjeter shije dhe vlere. Për çdo mungese e ndodhur në Vile pronari është i gatshëm ti kompletoje ato shume shpejt dhe sipas dëshirës së klientit.