Ofrohet per shitje apartament me 3 dhoma gjumi, sallon i madh i perbashket me kendin e kuzhines, 2 ballkone, 1 banje me vaske dhe 1 wc me dush, 1 depo lavanderi, dhe garazhi nentokesor per 3 automjete me siperfaqe 52.96m2. Apartamenti ka nje siperfaqe prej 145.15m2 e vertetuar kjo nepermjet certificates se pronesise, I orientuar ne Jug-Perendim dhe ndodhet ne Rrugen Skender Luarasi, rruga lidhese mes Komunes se Parisit dhe Sport Klub Dinamo. Apartamenti ka grila te jashtme persiane ne te gjitha dritaret dhe dyert e ballkoneve, internet wireless dhe antene digital TV dhe satelitore me instalime per dhomat e femijeve dhe sallonin. Ka telefoni fikse.
Apartamenti ka tere instalimet tubacionet dhe radiatoret si edhe kaldajen e gazit funksionale me komandim qendror dhe me dalje tubi gazi edhe per soben ne rast perdorimi sobe gatimi me gaz, dyert e dritaret me xhama me duralumin jashte e dru brenda dhe shume cilesore per izolim akustik e temperature. I gjithe apartamenti eshte i shtruar me parket laminat pervec banjave ndersa kuzhina eshte I pajisur me te gjitha paisjet e nevojshme: lavastovilie, bolier, sobe elektronike, thithese tymi, frigorifer si edhe I pajisur ne te gjitha dhomat me Invertera ngrohje ftohje te modeleve me te fundit per kursim e rendiment (Mitsubishi) montuar gjate 2014 dhe ne sallon po ashtu inverter ngrohje ftohje me rendiment te larte. Apartamenti dhe garazhi jane me hipoteke, gjithshka e rregjistruar dhe me certifikate pronesie.