Kemi kenaqesine tu ofrojme per shitje kete objekt fantastik, aktualisht Hotel, i projektuar si objekt turistik per pushime (kategoria 5 *).Hoteli perbehet nga kati perdhe + 4 kate + bodrum. Projekti eshte linja moderne, ku 50% e nderteses eshte me pamje nga Deti Adriatik. Kati i pare eshte hyrja e hotelit, salle qendrore, pritja, zyra, bar piano (e cila eshte e lidhur me nje tarrace me siperfaqe 190 meter katror me pamje nga deti), 2 dhoma konferencash, restorant me tarrace 190 meter katror si edhe nje Barbecue. I gjithe kati perdhe ka nje siperfaqe prej 1700 meter katror. Bodrumi ka nje siperfaqe prej 1800 metra katror dhe ka te perfshire: objektet per vere, lavanderi, magazine per kuzhine, kazino (500 meter katror), klub, salle pritje(reception)vetem per kete kat, ambiente dyqanesh dhe ambiente per lojra te ndryshme. Objekti arkitektonik, funksional dhe teknik i ploteson te gjitha standardet per nje hotel me 5 yje sipas standardeve evropiane.
Kater (4) katet e tjera permbajne: -92 Dhoma standarte (rreth 27 meter katror) -14 Dhoma superiore (rreth 27 meter katror) -4 Dhoma (2 e 2 te lidhura me njeri-tjetrin te cilat mund te perdoret si suit gjithashtu dhe dhoma teke, 2 * 27 = 54 meter katror) -2 Suita Junior (54 meter katror) -2 Suita presidenciale (81 meter katror). Ambjenti i jashtem eshte i perbere nga hyrja, kopshti dhe ambientet e dizanjuara. Gjithashtu ndodhen; 3 pishina (12.5 m 25m, 150m si edhe nje tjeter pishine me siperfaqe 320 meter katror + 1 xhakuzi. Per nevojat e hotelit, ndodhet vend parkimi nentokesor me nje siperfaqe prej 1200 metra katrore.