Ofrohet per shitje shtepi private 2+1 (1 kateshe) me siperfaqe 90m2 e cila ndodhet mbi nje prone me siperfaqe totale 1200m2 ne fshatin Thane te Lushnjes, fare prane liqenit te Thanes. Shtepia eshte e perbere nga 2 dhoma gjumi, dhome ndenje e ndare nga kuzhina nga nje banak. dhe ndodhet e distancuar nga banesat e tjera dhe vetem 5km nga rruga kryesore per ne Lushnje (e asfaltuar). Rreth baneses ka nje kopesht me peme frutore (ne prodhim). Mbrapa kopshtit te pemeve eshte nje pjese e kodres me pisha (pjese e truallit) anes liqenit te thanes. Ndertesa eshte e viteve 1960-1965. Ne 1993 eshte restauruar. Ne Janar te 2011 jane rregulluar dritaret, linja elektrike, lyer dhe disa rregullime estetike. Banesa ka elektricitet dhe uje te pijshem. Mbrapa shtepise eshte dhe nje burim natyror qe mund te shfrytezohet per uje te pijshem, vaditje, etj... Gjate stines se veres mund te shkoni per peshkim ne liqen, piknik ne argjinaturen e liqenit ose ne pjesen me pisha etj.... Ajri i paster i pishave dhe vendi ku ndodhet shtepia, e ben nje vend te mrekullueshem banimi. Shtepia mund te kthehet ne pike turistike, per te cilen Thana ne vitet 90 ishte e njohur.