Ofrohet per shitje 2000m2toke ne Vuno te vlores qe eshte nje nga fshatrat me interesante te rivieres shqiptare, e pozicionuar ndermjet Dhermiut dhe Himares, vetem 2 km tutje nga plazhi i mrekullueshem i Jales. Nje fshat i pozicionuar ne jug te qytetit te Vlores, ne bregun e detit Jon i njohur per kishat dyqindvjecare si kisha e Panajase (Shen Marise) ajo e Joan Pagezuesit, Manastiri i Shen Spirdhoni, si dhe kisha e Shen Mehillit gjithashtu ku fshat eshte i njohur per shtepite e gurta te ngritura permbi rrugicat e shtruara me pllaka te gurta si edhe per ullishte te pafund dhe peme te tjera frutore, qe perben nje pasuri te vertete per kete fshat duke krijuar keshtu nje ikone magjike.